Suarez mes një rikthimi dhe Amerikës

Futboll

Suarez mes një rikthimi dhe Amerikës

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:28
Suarez mes një rikthimi dhe Amerikës

Luis Suarez tregoi në këtë sezon se ende nuk mund të konsiderohet si një futbollist në fund të karrierës.

Uruguajani po udhëhiqte Atletiko Madrid në garën për titull në La Liga, por tashmë për fat të keq është i dëmtuar dhe shpreson të kthehet sa më shpejt në kohë, për të vazhduar së bashku me skuadrën ndjekjen e objektivit.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve pozitive në Madrid, duket se Suarez mund ta mbyllë me Spanjën teksa në verë do të ketë dy mundësi të cilat mund ta joshin.

E para ka të bëjë me një rikthim në Anfield, te Liverpuli ku shkëlqeu para shtatë viteve. Në ambientin e të kuqve të gjithë e duan dhe kanë nostalgji për Suarez, por një tjetër alternativë është Amerika. Dhe, bëhet fjalë për Inter Majemin e David Bekam.

Ish-futbollisti tashmë po mendon të formojë një dyshe ëndrrash në sulm si ajo Suarez-Higuain. Mbetet për t’u parë cila do të jetë zgjedhja e sulmuesit uruguajan, nëse do të qëndrojë në Europë apo do të largohet për të shijuar nga një pozicion më komod vitet e mbetura në futbollin aktiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat