Para ndeshjes me Liverpoolin, Real Madridi konfirmon lajmin e hidhur për Zidanin

Futboll

Para ndeshjes me Liverpoolin, Real Madridi konfirmon lajmin e hidhur për Zidanin

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:53
Zinedine Zidane

Real Madridi ka konfirmuar se Lucas Vazquez ka pësuar një dëmtim të ligamentit gjatë El Clasicos me Barcelonën të shtunën.

Vazquez u rrëzua pas një përplasjeje me mesfushorin e Barcelonës Sergio Busquets dhe u desh të zëvendësohej në fund të pjesës së parë të fitores 2-1.

Ende nuk është përcaktuar se sa kohë do të jetë jashtë fushe përfaqësuesi spanjoll, por ai do të humbasë pjesën tjetër të sezonit pasi të konfirmohet diagnoza.

Në deklaratën e lëshuar në faqen e internetit të klubit thuhet:

"Pas testeve të kryera sot në Lucas Vazquez nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një ndrydhje në ligamentin e gjurit të tij të majtë. Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet."

Kujtojmë se Real Madridi është në luftë për dy titujt më të rëndësishëm të sezonit, titullin e La Ligas dhe Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat