Napoli fiton në Genoa me rezultat 2:0 ndaj Sampdorisë, në takimin e javës së 30-të në Serie A.
Golat i shënuan Ruiz (35') e Osimhen (87').
Napolitanët zënë vendin e 4-të me 59 pikë dhe Sampdoria është e dhjeta me 36 sosh.
Futbollisti Vedat Muriqi u paraqit nga minuta e 68-të për Lazion e cila fitoi në çastet e fundit në Veronë me rezultat 1:0.
Milinkoviq-Saviq realizoi në minutën e 90+2.
Lazio është në vend të gjashtë me 55 pikë dhe Verona e 8-ta me 41 sosh.