Shqiptari impresionon në Turqi

Futboll

Shqiptari impresionon në Turqi

Më: 11 prill 2021 Në ora: 17:31
Shqiptari impresionon në Turqi

Gentian Selmani po vazhdon që të shkëlqejë në Turqi.

Portieri që e nisi rrugëtimin nga Superiorja do të arrijë brenda pak kohësh në kampionatet më të njohura në Europë. Aktualisht pjesë e Boluspor në Ligën e Parë të Turqisë, por Selmani po tregon se është për tjetër nivel.

Një vlerësim i jashtëzakonshëm ishte për portierin shqiptar pas fitores së Boluspor në transfertën e Altay në shifrat 0-1. Altay po lufton për dy vendet e para që të ngjisin në elitën e futbollit turk, ndërsa kjo humbje erdhi edhe nga pritjet e Selmanit.

Më veçanërisht pas minutës së 87, portieri shqiptar kishte shumë angazhim në portë.

Me dorë dhe këmbë, në të gjitha mënyrat Selmani ishte i gatshëm për të evituar golin e barazimit. Shqipëria është në duart e sigurta...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat