Pesë shqiptarë standardë për skuadrën e njohur zvicerane, Imeri shënon

Futboll

Pesë shqiptarë standardë për skuadrën e njohur zvicerane, Imeri shënon

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2021 Në ora: 17:53
Pesë shqiptarë standardë për skuadrën e njohur zvicerane, Imeri shënon

Pesë shqiptarë u paraqitën standardë për Zurich-un, Fidan Aliti, Toni Domgjoni, Blerim Xhemaili, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli. 

Ata patën një ditë të keqe me Zurich-un, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 2:1 nga Servette. 

Futbollisti Kastriot Imeri shënoi në minutën e 70-të dhe po ashtu edhe Schalk (47'). 

Imeri futet në lojë në minutën e 68-të dhe pas dy minutave realizoi për Serveten.

Për Zurich realizoi Schonbachler (85’).

Xhemaili dhe Domgjoni u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 38-të përkatësisht 40-të.

Pas javës së 28-të në elitën e futbollit zviceran, Servette renditet në vend të dytë me 41 pikë dhe Zurich i 6-ti me 34 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat