Ronaldo shumë i nervozuar pas ndeshjes, gjuan fanellën në tokë dhe shkon në zhveshtore

Futboll

Ronaldo shumë i nervozuar pas ndeshjes, gjuan fanellën në tokë dhe shkon në zhveshtore

Më: 11 prill 2021 Në ora: 17:59
Cristiano Ronaldo

Ronaldo nuk u duk i lumtur pavarësisht fitores së Juventusit ndaj Genoa dhe hodhi fanellën e tij pas përfundimit të ndeshjes.

Ylli portugez nuk arriti të shënonte në fitoren e Zonjës së Vjetër kundër Genoas dhe dukej i irrituar gjatë pjesës së dytë.

Ronaldo u largua nga fusha ndërsa hodhi fanellën në tokë, afër golit të kundërshtarëve.

Një djalë që ishte mbajtës i topave e mori shpejt, por Ronaldo tashmë ishte larguar nga fusha duke tundur kokën për të shprehur pakënaqësinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat