Sermaxhaj: E respektuam në masë të madhe Prishtinën, kjo ishte gabim

Futboll

Sermaxhaj: E respektuam në masë të madhe Prishtinën, kjo ishte gabim

Më: 11 prill 2021 Në ora: 18:05
Sermaxhaj: E respektuam në masë të madhe Prishtinën, kjo ishte gabim

Trajneri i Drenicës, Sami Sërmaxhaj e ka komentuar humbjen e sotme nga Prishtina.

Në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës, Drenica u mund 0:1 nga Prishtina në shtëpi.

Pas ndeshjes, Sërmaxhaj është arsyetuar për humbjen e skuadrës së tij.

“Mendoj se kemi mundur të luanim më mirë sot edhe pse kemi shumë mungesa shkaku i lëndimeve dhe pezullimeve”, ka deklaruar Sërmaxhaj në “Art Sport”.

“Por, kjo nuk është justifikim, pasi kemi tjerët që duhet ta japin maksimumin. E respektuam në masë të madhe Prishtinën dhe kjo ishte gabim”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat