Pirlo: Reagimi i Ronaldos? Ishte i zemëruar sepse…

Futboll

Pirlo: Reagimi i Ronaldos? Ishte i zemëruar sepse…

Më: 11 prill 2021 Në ora: 18:33
Pirlo: Reagimi i Ronaldos? Ishte i zemëruar sepse…

Pas fitores tepër të rëndësishme të Juventusit ndaj Xhenoas me rezultatin 3:1, trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo është shfaqur në konferencën për shtyp pas ndeshjes duke analizuar këtë takim:

Fitore e rëndësishme – “Po, kemi pasur një pjesë të parë të mirë me frymën e duhur. Në pjesën e dytë u futëm në fushë në një mënyrë tjetër, menduam se kishte mbaruar por më pas kur ata shënuan ne u kthyem në lojë dhe u treguam të zotë duke e përfunduar ndeshjen me këtë rezultat.”

Loja në kundërsulm – “Ne kemi lojtarë shumë të mirë për kundërsulm, kur kemi fushën përpara bëhet më e lehtë. Ne duhet të përmirësohemi në raste të caktuara kur jemi në epërsi, kjo ka ndodhur në shumë ndeshje dhe duhet të punojmë për të.”

Kuadrado – Kuadrado ishte me karton të verdhë dhe kishte rrezikuar edhe më parë për të marrë kartonin e dytë të verdhë, dhe kështu preferuam ta zëvendësonim. Në pjesën e dytë menduam të rregullonim lojën, kur luan prapa rrezikon të pësosh gol.”

Ronaldo dhe reagimi i tij – “Ai ishte i zemëruar sepse nuk arriti të shënonte, është normale që një lojtar i kalibrit të tij të dëshirojë gjithmonë të përmirësohet. Ne kishim situata ku ata mund të shfrytëzonin më mirë disa mundësi të caktuara loje. Normalisht që kur dikush gjithmonë dëshiron të përmirësohet, atëherë zemërohet.”

Mund të jetë pjesa e golave problem i Ronaldos – “Kampionët duhet të kenë gjithmonë synime në mendje. Sot kishte raste kur ai mund të shënonte por dështoi. Golat personalë duhet të jenë gjithmonë brenda ekipit, nëse Ronaldo shënon 35 gola është normale që Juve të fitojë ndeshje.”

Rreziku i një gjobe për Ronaldon – “Jo nuk mendoj kështu. Pas ndeshjes ai ishte i zemëruar, sepse u ndodh kaq shumë lojtarëve që të zemërohen, mund të ndodhë që të ketë momente nervozizmi dhe me të vërtetë nuk mendoj se ai do të gjobitet nga klubi dhe trajneri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat