A do të do da dënojë Juventusi Ronaldon për veprimin e tij?

Futboll

A do të do da dënojë Juventusi Ronaldon për veprimin e tij?

Më: 11 prill 2021 Në ora: 19:57
Cristiano Ronaldo

Andrea Pirlo thotë se Juventusi nuk do ta gjobisë Ronaldon pasi raportohet që sulmuesi portugez donte t’i jepte fanellën e tij një djali që mblidhte topat

36-vjeçari nuk u duk i lumtur pavarësisht fitores së Juventusit ndaj Genoas dhe hodhi fanellën e tij në tokë pas përfundimit të ndeshjes.

Romeo Agresti i Goal.com raporton se Ronaldo kishte rënë dakord t’i jepte fanellën e tij një djali që mblidhte topat. Sidoqoftë, Andrea Pirlo ofroi një version tjetër, duke konfirmuar se ish-ylli i Real Madridit ishte i mërzitur për mos shënimin e së paku një goli.

"Është normale që ai dëshironte të shënonte një gol, veçanërisht kur loja po ndërlikohej, pasi ai është një kampion dhe gjithmonë dëshiron të bëjë shenjën e tij," tha trajneri për “Sky Sport Italia”.

Ish-mesfushori gjithashtu shtoi se klubi nuk do ta gjobisë sulmuesin për reagimin e tij.

"Unë nuk mendoj kështu. Ai ishte i mërzitur siç u ndodh edhe lojtarëve të tjerë. Loja kishte mbaruar dhe është normale që ai ishte nervoz. Nuk mendoj se klubi ose trajneri do ta gjobisin atë. ”, tha Pirlo në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat