Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: E turpshme! Të ishte djali im...

Futboll

Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: E turpshme! Të ishte djali im...

Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:21
Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: E turpshme! Të ishte djali im...

Fitorja e sotme e Manchester Utd ndaj Tottenhamit nuk ka kaluar pa polemika.

“Djajtë e kuq”, edhe pse fituan, në fund u ankuan për gjykimin e sfidës dhe sidomos për një episod në pjesën e parë ku Kavanit iu anulua një gol pasi u vlerësua se gjatë aksionit kishte një faull të MekToiminei ndaj Son.

Koreano-jugori mbeti i shtrirë në tokë pas një prekje në fytyrë dhe gjyqtari pasi pa pamjet me VAR, vendosi që goli i uruguaianit duhej anuluar.

Një vendim që la të pakënaqur “djajtë e kuq” e mbi të gjithë trajnerin Ole Gunar Solskjaer, i cili pas sfidës nuk është kursyer ndaj futbollistit kundërshtar, shkruan vipsport.

“Jam absolutisht i tronditur. Nëse ai do të kishte qenë djali im dhe do të kishte qëndruar në tokë duke kërkuar ndihmë nga shokët që të çohej, nuk do t’i jepja për të ngrënë pasi është e turpshme”, ishin fjalët e teknikut në përfundim të ndeshjes për ngjarjen në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat