Atletico me barazim rikthehet në krye të tabelës

Futboll

Atletico me barazim rikthehet në krye të tabelës

Nga: K.G. Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:51
Atletico me barazim rikthehet në krye të tabelës

Atletico Madridi importoi një pikë nga Sevilla në përballje me Betis. 

Skuadra nga Madridi barazoi me rezultat 1:1 me Betisin, në takimin e javës së 30-të të kampionatit të Spanjës. 

Një pikë që i mjaftoi për t'u rikthyer në krye të tabelës. 

Golat u shënuan në 20 minutat e parë, futbollisti Carrasco në minutën e 5-të kaloi në epërsi Atleticon dhe Tello në minutën e 20-ta barazon shifrat. 

Atletico kryeson me 67 pikë, duke lënë pas Realin me 66, Barcelonën 65 dhe Betis zë vendin e gjashtë e 47 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat