Munishi befason me deklaratën e fundit: Tash edhe me dërgojnë “selame”, duan të ma mbyllin gojën

Futboll

Munishi befason me deklaratën e fundit: Tash edhe me dërgojnë “selame”, duan të ma mbyllin gojën

Më: 12 prill 2021 Në ora: 09:14
Ismet Munishi

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ditë më parë u njoftua se është dërguar në Komision Disiplinor.

Krejt kjo për shkak të kritikave të tij në drejtim të krerëve të futbollit në Kosovë.

Munishi beson se e gjithë kjo po ndodhë për ta “shantazhuar” dhe për t’ia mbyllur gojën.

“Unë mendoj që duhet me u foksuar, me merr mendja sezonin tjetër, ky sezon është duke përfunduar, unë krejt çfarë kam pas me thanë e kam thanë”, ka thënë Munishi në “ATV”, duke vazhduar:

“Tash edhe me dërgojnë selame, që jam në Komisionin Disiplinor, dmth është një tentim me ma mbyll gojën”.

“Unë nuk jam këtu me diskretitu futbollin tonë, jam i prirë që të kemi sa më pak probleme, të prodhojmë futbollistë. Ky sezon po shkon kah përfundimi, njerëzit po i shohin gjërat, mirëpo ne i kemi thënë këto më herët”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat