​Real Madridi i përgjysmuar për ndeshjen kundër Liverpoolit

Futboll

​Real Madridi i përgjysmuar për ndeshjen kundër Liverpoolit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 13:39
Real Madrid

Real Madridi po përballet me një numër mungesash të mëdha para ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Real ka një epërsi prej 3-1 nga ndeshja e parë ndërsa përgatitet për një udhëtim në “Anfield Road” në mesjavë.

Pas një fitoreje të vështirë kundër Aston Villas në fundjavë, Jurgen Klopp do të jetë në kërkim të një tjetër rikthimi të famshëm në Evropë.

Liverpool është në një pozitë relativisht të fortë për sa i përket dëmtimeve, pavarësisht se Virgil van Dijk, Joe Gomez, Joel Matip dhe Jordan Henderson janë ende jashtë fushës, dhe kjo mund t'u japë atyre një avantazh në ndeshjen e dytë.

Megjithëse fituan me rezultat 2-1 kundër Barcelonës në El Clasico gjatë fundjavës, kjo solli një kosto për Realin, pasi ata humbën Lucas Vazquez i cili lëndoi gjurin e këmbës së majtë.

Vazquez bashkohet me Sergio Ramos dhe Dani Carvajal si mungesa të caktuara për të mërkurën në mbrëmje, me Raphael Varane që gjithashtu pritet të humbasë këtë sfidë pasi po e vazhdon karantinën e tij për shkak se rezultoi pozitiv me Covid-19.

Për më tepër, gazeta spanjolle “AS” raporton se mesfushori Fede Valverde është në dyshimtë për ballafaqimin në “Anfield” pasi ka pësuar një dëmtim në këmbë në El Clasico.

“AS” gjithashtu spekulon që Toni Kroos, i dobishëm për fitoren e Realit në ndeshjen e parë mund të humbasë udhëtimin drejt Anglisë pasi ndjeu disa shqetësime para se të tërhiqej nga fusha në minutën e 72’ kundër Barcelonës.

Sidoqoftë, Eden Hazard ka të ngjarë të kthehet në skuadër për një udhëtim përsëri në Angli, me belgun që ka punuar me grupin ne stërvitjet e fundit nën urdhërat e Zinedine Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat