Tare flet për të ardhmen e Muriqit tek Lazio

Futboll

Tare flet për të ardhmen e Muriqit tek Lazio

Më: 12 prill 2021 Në ora: 13:38
Vedat Muriqi

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për të ardhmen e Vedat Muriqit.

Tare ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”.

Tare u pyet për sulmuesin nga Kosova, Vedat Muriqi dhe të ardhmen e tij tek Lazio, pasi që prizrenasi po vuan me formën e tij që nga transferimi i tij prej 18 milionë eurosh në Romë.

Por, Tare vlerësoi se Muriqit duhet dhënë kohë për të treguar cilësitë e tij.

“Vedati po kalon një periudhë transitore dhe e njeu ndryshimin e futbollit italian ndaj atij turk”, tha ai.

“Intensiteti, shpejtësinë, përgatitja dhe taktika por ndoshta ky vit ishte i vështrë për të sepse ai pati dy dëmtime dhe ishte i infektuar me COVID-19 e kanë vështirësuar akomodimin e tij”, shtoi ai.

“Ai gëzon respektin e të gjithë skuadrës dhe stafit teknik, dhe kjo është gjë e mirë për të ardhmen, ai është një lojtar që mund të jap shumë për futbollin italian dhe për Kombëtaren e Kosovës”, tha Tare.

“Do të ishte mirë për klubin dhe për të ardhmen tonë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, ky është objektivi ynë”, përfundoi Igli Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat