Tri skuadra të njohura pas Lingardit

Futboll

Tri skuadra të njohura pas Lingardit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:33
Jesse Lingard

Jesse Lingard mund të largohet nga Manchester Unitedi. Forma e mirë që po kalon sulmuesi i huazuar te West Hami ka bërë që skuadra të njohura të interesohen për të.

Sulmuesi 28-vjeçar këtë edicion me West Hamin në nëntë ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime.

Sipas “ESPN”, interesim për anglezin kanë shprehur Real Madridi, Interi dhe Paris Saint-Germaini. Manchester Unitedi thuhet se do ta rikthejë fillimisht sulmuesin për të diskutuar të ardhmen.

Lingardi ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat