PSG-ja interesohet për Salahun

Futboll

PSG-ja interesohet për Salahun

Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:38
Mohamed Salah

Paris Saint-Germaini thuhet se ka kontaktuar yllin e Liverpoolit, Mohamed Salahun.

Mediat franceze kanë raportuar të hënën se PSG-ja e sheh Salahun si zëvendësues ideal të Kylian Mbappes.

Ylli francez mund të largohet nga Parisi, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Drejtuesit e klubit të PSG-së janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë të majme për egjiptianin.

Salahu ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. Këtë edicion 28-vjeçari ka shënuar 28 gola dhe ka bërë katër asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat