Arsenali po mendon të dërgojë ofertë për Lingardin

Futboll

Arsenali po mendon të dërgojë ofertë për Lingardin

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:49
Jesse Lingard

Jesse Lingard është futbollisti i momentit në Ligën Premier, falë golave të shumtë që ka shënuar.

Mesfushori ofensivë u bashkua me West Ham United si huazim nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit.

Që nga ajo kohë, Lingard ka shkëlqyer me ‘Çekanët’ ku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Falë formës së mrekullueshme, Lingard është rikthyer edhe në ekipin kombëtar anglez dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

West Ham nuk e ka opsionin e blerjes së futbollistit në fund të sezonit dhe këtë po mundohet ta shfrytëzojë Arsenali.

Mediat angleze kanë rarportuar se trajneri Mikel Arteta është i interesuar ta transferojë Lingardin në ‘Emirates Stadium’.

Topçinjtë janë të gatshëm të dërgojnë ofertë prej 20 milionë eurove për transferimin e anglezit.

Përveç Arsenalit, interesim për 28-vjeçarin ka shprehur edhe Leicester City, derisa edhe West Ham United synon ta blejë përfundimisht anglezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat