Raiola: Dortmund nuk e do shitjen e Haaland

Futboll

Raiola: Dortmund nuk e do shitjen e Haaland

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:25
Erling Haaland

Agjenti Mino Raiola, ka treguar se Borussia Dortmund nuk konsideron shitjen e sulmuesit Erling Haaland gjatë verës.

Haaland kërkohet nga top gjigantët evropianë duke përfshirë Barcelonën dhe Real Madridin, derisa Raiola para disa javëve është takuar me dy presidentët e klubeve.

Sidoqoftë, Raiola ka njoftuar se klubi gjerman e ka bërë të qartë se nuk e do shitjen e Haaland.

“Dortmund na ka bërë të qartë se nuk duan shitjen e Haaland këtë verë. Nuk ka luftë mes nesh dhe Dortmundit”.

“E respektoj, por nuk nënkupton që automatikisht pranoj”, deklaroi ai.

Në rast që Haaland largohet në verë, atëherë Dortmund do kërkojë vlerën e 150 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat