Te Milani të kënaqur me Tomorin, gati ta blejnë përfundimisht anglezin

Futboll

Te Milani të kënaqur me Tomorin, gati ta blejnë përfundimisht anglezin

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:43
Fikayo Tomori

Fikayo Tomori është bashkuar me Milanin në janarin e këtij viti si huazim nga Chelsea.

Mbrojtësi i talentuar anglez ka bindur të gjithë në Milano me paraqitjet e tij.

Kësisoj trajneri Stefano Pioli i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se e dëshiron mbrojtësin edhe edicionin e ardhshëm në klub.

Milani tanimë ka nisur bisedimet me Chelsean, pasi po dëshiron ta kompletojë transferimin e përhershëm të tij.

Tomori iu bashkua Milanit në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 28 milionë eurove, një shumë e konsiderueshme për një klub me buxhet të limituar, por Paolo Maldini i ka premtuar Piolit se do të bëjë maksimumin për të mbajtur në Milano mbrojtësin 23-vjeçar.

Për të kompletuar blerjen e Tomorit, Milani do të duhet të mbetet në katër vendet e para, që të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

23-vjeçari me fanellën e Milanit ka luajtur në 14 ndeshje, duke shfaqur formë të lartë./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat