Ylli i Real Madridit konsideron largimin

Futboll

Ylli i Real Madridit konsideron largimin

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Real Madrid është në ‘rrezik’ të humb një ndër lojtarët e ekipit të parë, që synon të jetë i ftuar për Kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës 2022.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Eder Militao, që tani është duke konsideruar të ardhmen.

Reali shpenzoi 50 milionë euro për të sjellë Militaon në “Santiago Bernabeu” nga Porto, por kjo vlerë ka rënë ngase lojtari nuk ka zhvilluar shumë minuta.

Militao ka qenë si zëvendësuesi i tretë pas Ramos dhe Varane, por tani është duke luajtur si titullar sepse kapiteni është i lënduar dhe francezi është me COVID-19.

Sipas Goal, 23-vjeçari që ka edhe katër vite kontratë është duke konsideruar largimin.

Mirëpo, Reali nuk e do shitjen e tij sepse besojnë se lojtari do jetë ndër kryesorët në skuadër në të ardhmen e afërt.

Ish ylli i Portos synon të luajë me Kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës, andaj është duke synuar t’i bashkohet ndonjë gjiganti evropian kur do luajë rregullisht.

Militao me “Los Blancos” ka regjistruar vetëm 30 paraqitje duke shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat