Interi i Contes më i mirë se ai i Mourinhos

Futboll

Interi i Contes më i mirë se ai i Mourinhos

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:46
Antonio Conte

Inter i Antonio Conte ka mesatarisht më shumë pikë sesa skuadra e José Mourinho në 2010.

Interi ka një epërsi prej 11 pikësh ndaj Milanit të vendit të dytë dhe grumbullimi i 13 pikëve në tetë ndeshjet e fundit të sezonit do të jetë e mjaftueshme që Nerazzurët të fitojnë titullin e tyre të parë në Serie A në dhjetë vjet.

Ata kanë sulmin e dytë më të mirë në kampionat me 69 gola të shënuar dhe mbrojtjen më të mirë së bashku me Juventusin, me vetëm 27 gola të pësuar.

Nerazzurri gjithashtu ka një mesatare më të mirë se në vitin 2010, kur Interi i José Mourinho fitoi tripletën.

“Special One” kishte një mesatare 2.15 pikë për ndeshje atë sezon, ndërsa Conte ka 2.46 këtë sezon.

Vetëm Giovanni Trapattoni dhe Roberto Mancini kanë një rekord më të mirë.

‘Trap’ arriti 2.47 pikë për ndeshje në sezonin 1988-99, Mancini 2.55 në sezonin 2006-07.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat