Mourinho e thumbon keq Solskjaerin pas komentit të tij për simulimin e Sonit

Futboll

Mourinho e thumbon keq Solskjaerin pas komentit të tij për simulimin e Sonit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:38
Jose Mourinho

Mourinho me skuadrën e tij duken larg objektivave për këtë sezon.

Gjërat po vështirësohen për Totenhemin dhe ‘Special One’ e pranon.

Tekniku i londinezëve gjen kohë ta sulmojë edhe Solskjaerin pas deklaratës së tij se po të ishte babai i Sonit, do ta kishte lënë pa bukë për simulimin në dyluftimin me McTominay.

“Është një distancë e vështirë, por matematikisht është e mundur. Unë ia thashë Solskjaerit se çfarë mendoj për komentin e tij. Dua të them se Son është me shumë fat që babai i tij është një njeri më i mirë sesa Ole. Unë jam një baba dhe një baba bën gjithçka për të ushqyer fëmijët e tij, madje edhe vjedh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat