Ronaldo tejet i zemëruar me bashkëlojtarët që nuk ia kanë pasuar topin

Futboll

Ronaldo tejet i zemëruar me bashkëlojtarët që nuk ia kanë pasuar topin

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:01
Cristiano Ronaldo

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo thuhet se ishte tejet i zemëruar me bashkëlojtarët që nuk ia kanë pasuar topin gjatë fitores ndaj Genoas.

Portugezi është duke kaluar një ndër sezonet më të dobët në karrierë, meqenëse Juventus është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe është duke garuar për top katër.

“Zonja e Vjetër” regjistroi fitore të rëndësishme ndaj Genoas të dielën, por Ronaldo dështoi të shënojë edhe pse zhvilloi 90 minuta të plotë.

Sipas gazetës italiane, Gazzetta dello Sport, Ronaldo ishte tejet i zemëruar me bashkëlojtarët që nuk ia kanë pasuar topin në disa raste.

36-vjeçari është parë duke argumentuar me portierin Wojciedh Szczesny gjatë ndeshjes dhe pastaj në fund të ndeshjes ka hedhur fanellën në fushë.

Këto raportime janë shqetësuese për të ardhmen e Ronaldos te Juventusi, ku ka shënuar 97 gola në vetëm 126 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat