WBA dërrmon Southampton-in

Futboll

WBA dërrmon Southampton-in

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:27
West Bromwich Albion

West Bromwich Albion ka triumfuar ndaj Southampton-it me rezultat bindës, 3:0 në xhiron e 32-të të Premier Ligës.

Vendësit e nisën mirë e keq kur një golë i Mbaye Diagne-s iu anulua në minutën e pestë.

Por dy gola të shpejtë nga Matheus Pereira nga pika e bardhë në minutën e 32-të dhe Matt Philipps tre minuta më vonë, e dërguan WBA-në në pushim të pjesës së parë më një avantazh komod.

Ndërkaq, në pjesën e dytë goli i Callum Robinsonit që erdhi në minutën e 69-të e vendosi edhe rezultatin përfundimtar të takimit.

E tëra që Southampton-i mundi ta bëjë ishte ta sigurojë një penalti në minutën e tretë shtesë të pjesës së dytë, por edhe atë penalti e huqi James Ward-Prowse.

Pavarësisht ngadhënjimit, WBA-ja ndodhet në pozitën e 19-të me 24 pikë, ndërkaq Southampton-i në të 14-tën me 46 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat