United gati për goditjen e madhe, ofron 70 milionë euro për mesfushorin e Serie A!

Futboll

United gati për goditjen e madhe, ofron 70 milionë euro për mesfushorin e Serie A!

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Manchester United kërkon të bëjë një goditje të bujshme në merkaton e verës dhe në krye të listës së drejtuesve nga “Old Trafford” është Sergej Milinkovic-Savic.

Të paktën kështu raportojnë mediat në Angli, sipas të cilave, Manchester ka bërë gati ofertën prej 70 milionë eurosh për të bindur Lazion. Mesfushori serb ka një kontratë deri në vitin 2024 me klubin bardhekaltër, që ndryshe nga vitet e shkuara, i ka ulur pretendimet ekonomike.

Manchester e sheh Milinkovic-Savic si pasuesin ideal të Pogbas, i cili e ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u larguar nga “Djajtë e Kuq”.

Tashmë mbetet për t’u parë në rast se United do të gjejë gjuhën e përbashkët me Lotiton dhe Taren sa i përket ofertës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat