PSG rivalizon Unitedin për shërbimet e Sanchos

Futboll

PSG rivalizon Unitedin për shërbimet e Sanchos

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:46
Jadon Sancho

PSG është gati të rivalizojë Manchester Unitedin për shërbimet e sulmuesit së Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

21-vjeçari ishte shumë pranë kalimit te “Djajtë e Kuq” verën e kaluar, por Dortmund nuk e zbriti vlerën e kërkuar prej 110 milionë eurove, andaj marrëveshja nuk u arrit.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer do provojë të transferojë Sanchon sërish në verë, por sipas Daily Mirror, United mund të rivalizohet nga PSG-ja, që janë duke e vëzhguar nga afër situatën.

Klubi i Ligue 1 janë në dijeni që sulmuesi Kylian Mbappe do largimin dhe ka refuzuar disa herë rinovimin, andaj e shohin Sanchon si pasuesi adekuat.

Dortmund e ka zbritur vlerën e Sanchos rreth 80-90 milionë euro dhe janë të hapur për shitjen, me kontratën që i skadon në vitin 2023.

Anglezi ka zhvilluar 31 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 12 herë dhe regjistruar 16 asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat