Perez bëhet gati për një tjetër mandat katërvjeçar

Futboll

Perez bëhet gati për një tjetër mandat katërvjeçar

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:06
Perez bëhet gati për një tjetër mandat katërvjeçar

Florentino Perez bëhet gati për një tjetër mandat katërvjeçar në krye të klubit më madh në botë, Real Madridit. 74-vjeçari, mbrëmjen e së hënës, u regjistrua zyrtarisht kandidat për president për zgjedhjet e ardhshme dhe në fakt është i vetmi në garë, që do të thotë se automatikisht do ta drejtojë klubin mbretëror edhe për periudhën 2021-2025.

Perez ka qenë president i Realit në dy periudha të ndryshme: mes viteve 2000 dhe 2006 si dhe nga 2009-ta deri në sot. Mandati i ri do të nisë në një moment të shkëlqyeshëm për ekipin e futbollit dhe të basketbollit.

Punimet në stadiumin “Bernabeu” vazhdojnë me ritëm të lartë, falë edhe mospranisë së tifozëve në stadiume për shkak të pandemisë. Ky realitet e ka përshpejtuar procesin, duke mos qenë e nevojshme ndërprerja e punimeve në ditët e ndeshjeve, pasi skuadra e drejtuar nga Zidane i zhvillon takimet në Valdebebas. Bernabeu i ri, një projekt për të cilin Perez mund të krenohet, do të përfundojë në fund të vitit 2022 ose në fillim të vitit 2023.

Të ardhurat e shtuara vjetorë në impiantin mitik të Madridit pritet të shkojnë më shumë se 200 milionë euro. Çatia e stadiumit dhe fusha e lëvizshme, që do të lejojnë organizimin e ngjarjeve të mëdha të llojeve të ndryshme, janë risitë e mëdha të “Santiago Bernabéut” të ri dhe futurist.

Perez ka vendosur të nënshkruajë më dy “yje” të futbollit botëror, Mbappé dhe Haaland. I pari vazhdon të refuzojë rinovimin e kontratës me PSG-në, ndërsa çështja “Haaland” është më komplekse. Borussia kërkon një shifër të papërballueshme për momentin, plot 180 milionë euro, ndaj dhe mbërritja e talentit norvegjez në “Bernabeu” mund të shtyhet për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat