Juventusi nuk po gjen paqe

Futboll

Juventusi nuk po gjen paqe

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:36
Juventusi nuk po gjen paqe

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon.

Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen. Familja Agnelli e ka për detyrë të mendojë për gjëra të mëdha, por është fakt që gjithçka ka shkuar më shumë se gabim gjatë sezonit 2020-21. “Zonja e Vjetër” po bëhet gati t’ia dorëzojë titullin Interit Contes, që duket se do ta ketë formalitet ruajtjen e vendit të parë në javët e mbetura, kurse lamtumira e radhës nga Championsi erdhi shumë shpejt.

Madje, nëse do t’i referohesh matematikës, edhe vendi i katërt në Serinë A nuk është i sigurt. Një zhgënjim që klubi, lojtarët dhe tifozët e kanë të vështirë ta pranojnë.

Objektivi tani mbetet vetëm një: mbyllja e sezonit me një sprint final, për të siguruar sa më parë pjesëmarrjen në kompeticionin madhor për klube. Të dielën, prova e radhës, por tepër e vështirë, është ajo ndaj Atalantës, në Bergamo. Një përballje direkte, ku nuk mund të bëhen llogari.

Megjithatë, Paratici dhe drejtuesit e klubit, nga ana tjetër, çdo ditë janë me laps në dorë. Sepse ekziston çështja e Cristiano Ronaldos, që nuk i lë të flenë të qetë. Fanella e hedhur të dielën e kaluar vërtetoi edhe një herë nervozizmin e lojtarit. Sa here që nuk shënon (megjithatë është golashënuesi më i mirë me 25 gola), shfryn në fund të sfidës.

Drejtuesit e Juves i kanë duart të lidhura nga kontrata “faraonike” e “yllit” portugez, që zgjat deri në verë të vitit 2022.

Nuk janë zhvilluar biseda për rinovimin e kontratës dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, ka lëvizur për të kuptuar se cilat janë mundësitë për t’u larguar nga Torino. Në Madrid nuk janë bërë të gjallë, sepse drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të përqendrohen te të rinjtë e talentuar. Synohen Mbappé dhe Haaland. Dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër.

CR7, për të qëndruar te “Zonja e Vjetër”, sigurisht “ka nevojë” për Championsin, skena ku më të mirët e futbollit dëshirojnë të jenë protagonistë. Por asgjë nuk është e sigurt, përfundimi i sezonit do t’i qartësojë gjërat.

Drejtuesit e Juves duhet të mendojnë edhe për situatën e Moratas dhe Dybalas, me argjentinasin që është në përfundim të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat