Ibra thyen rregullat e pandemisë

Futboll

Ibra thyen rregullat e pandemisë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:59
Ibra thyen rregullat e pandemisë,

Pas kartonit të kuq të marrë në Parma-Milan, të shtunën e 10 prillit, Ibrahimoviç kthehet në qendër të vëmendjes sërish. Kësaj here me një veprim të ndaluar jashtë fushës së blertë, duke thyer rregullat e pandemisë. Po flasim për zonën e kuqe, të shkelur nga suedezi. Siç raporton “Fanpage.it”, Zlatan është fotografuar në një restorant të njohur të Milanos, rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Duke mos respektuar kufizimet e Covid-19, të cilat kërkojnë që të mos iu shërbehet klientëve në tavolina, Ibra dhe klientët e tjerë do të bëheshin protagonistët e një dreke prej 300 eurosh secili.

Disa imazhe tregojnë kampionin suedez të ulur së bashku me shefin e kuzhinës dhe njerëz të tjerë; në tryezën e gotave me verë të kuqe. Midis të pranishmëve do të ishte edhe ish-lojtari i Milanit, Ignazio Abate. Vetë restoranti do të jepte versionin e asaj që ndodhi: “Ibra, Ignazio dhe një mik tjetër i dashur erdhën të na vizitonin.

Ne qëndruam atje për disa orë, pastaj ata shkuan në shtëpi. Ishte një gjë midis miqsh. Ne jemi miq, e shohim njëri-tjetrin herë pas here.

Ata nuk kanë drekuar, thjesht kemi pirë nga një gotë verë”. Kur u pyet restoranti ishte ende i hapur në zonën e kuqe, pronari u përgjigj: “Çfarë situate e ndyrë, po na… mpihen dhëmbët me këtë pandemi”.

Edhe sipas burimeve pranë lojtarit të kuqezinjve, nuk kishte qenë një drekë, por takim privat me një numër të kufizuar të njerëzve. Prandaj, Zlatan nuk do të hante drekë, por kishte qëndruar atje për pak më shumë se një orë. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, mos harroni se Ibrahimovic ishte zgjedhur si imazh kundër koronavirusit nga Rajoni i Lombardisë: “Virusi më sfidoi dhe unë fitova, por ju nuk jeni Zlatan, mos e sfidoni virusin. Përdorni mendjen tuaj dhe respektoni rregullat: distancën dhe maskat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat