Memelli: Ne i japim rëndësinë ndeshjes për të shkuar në finale

Futboll

Memelli: Ne i japim rëndësinë ndeshjes për të shkuar në finale

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:01
Memelli: Ne i japim rëndësinë ndeshjes për të shkuar në finale

Skënderbeu do të luajë ditën e nesërme në transfertë ndaj Teutës për kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Tekniku i korçarëve thekson se do t’i japin rëndësi Kupës dhe do të tentojnë të shkojnë në finale. Ndërkohë, Memelli shton se kundërshtari ka luksin edhe të bëjë rotacion falë organikës së zgjeruar të futbollistëve.

“Do t’i shikojmë ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi nesër përballë Teutën, një skuadër që ka bërë mirë në kampionat. Ne do t’i japim rëndësi Kupës, për të shkuar në finale”.

Potenciali për të garuar në Kupë edhe kampionat së bashku- “Nuk e di a e ka Skënderbeu potencialin për të luftuar në të dyja frontet, por ajo që është se cilësia e lojtarëve dhe angazhimi që ata kanë na japin të drejtën që të tentojmë. Pa diskutim mua më intereson që lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm që kemi një ndeshje të radhës për të luajtur dhe asgjë më tepër.

Teuta ka luksin të bëjë rotacion dhe ne do ta analizojmë se çfarë kanë bërë mirë apo keq në dy ndeshjet e fundit. Sigurisht pastaj do të shohim edhe mundësitë tona për të ecur përpara në Kupë”, u shpreh Memelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat