Cisse do trofe

Futboll

Cisse do trofe

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:37
Cisse do trofe

Krah trajnerit Brdaric, në konferencë për shtyp para sfidës me Laçin foli edhe sulmuesi Salim Cisse, i cili vlerësoi nivelin e futbollit shqiptar.

“Është përvojë e re për mua, kam luajtur në disa liga të ndryshme, si në Greqi, Rumani e Portugali. Jam këtu prej gati tre muajsh dhe nuk është keq këtu. Jam i lumtur që trajneri po më beson, ai po na mbështet në stërvitje. Minutat më motivojnë, sado të jenë ato.

Gjithmonë mundohem të jap më të mirën time në fushë”

Dëshira për trofe: “Një trofe te Vllaznia do të ishte perfekt. Ne e kemi këtë mundësi dhe do të mundohemi ta fitojmë, çdo lojtarë ëndërron të fitojë trofe.

Mungesa e golave: “Dua të shënoj si sulmues që jam, por së pari dua të ndihmoj ekipin. Goli do të vijë. A do shënoj nesër? Nuk mund të them se do të shënoj, por do të luftoj që ta bëj diçka të tillë. Nuk varet nga unë, por si besimtar shpresoj të realizoj. Objektivi im ky është".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat