Vojvoda është duke u përmirësuar lojë pas loje

Futboll

Vojvoda është duke u përmirësuar lojë pas loje

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:42
Vojvoda është duke u përmirësuar lojë pas loje

Futbollisti nga Kosova ka dhënë shenja pozitive në ndeshjet e fundit, teksa po luan titullar. Me trajnerin e ri, Nicola, mbrojtësi i djathtë ka qenë titullar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit. Torino shpreson që ta shohë më në fund Vojvodën e vërtetë

Mërgim Vojvoda është duke u përmirësuar lojë pas loje.

Futbollisti kosovar është thirrur për të luajtur duke e pasur parasysh mungesën e Signos dhe ai po jep shenja pozitive.

Nën drejtimin e trajnerit të ri, Nicola, mbrojtësi i djathtë po i shfrytëzon për mrekulli mundësitë që po i vijnë.

Vojvoda kishte arritur në Torino verën e kaluar dhe ishte titullar fillimisht në ekipin e Giampaolos.

Mirëpo, pas një fillimi të mbarë, e pati një rënie drastike, ndërsa e përshkuan edhe lëndimet.

Pas kësaj, futbollisti Singo e shfrytëzoi rastin dhe e mori pozitën e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Mungesa e kontinuitetit ia pamundësoi Vojvodës që ta jepte kontributin e duhur, shkruan portali italian “toro.it”.

Mirëpo, arritja e trajnerit Nicola e ka rikthyer ekuilibrin në ekip dhe lojtarët po luajnë më mirë.

Në ndeshjet e fundit Vojvodës i është dhënë mundësia dhe janë vërejtur përmirësime tek ai, mbi të gjitha në fazën defanzive.

Vojvoda ka luajtur titullar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe rritja e tij po vazhdon.

Me Udinesen nuk i ka lënë hapësira Stryger Larsenin, duke e konfirmuar paraqitjen e mirë kundër Juventusit.

Ky mund të jetë veç fillimi, Mërgimi s’e ka ndërmend të ndalet...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat