Arbitri pranon se nuk u ofendua nga Ibra, por…

Futboll

Arbitri pranon se nuk u ofendua nga Ibra, por…

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:58
Arbitri pranon se nuk u ofendua nga Ibra, por…

Ashtu si pritej, ditën e martë, pra sot, ka mbërritur vendimi i Gjykatësit Sportiv në lidhje me skualifikimin e Zlatan Ibrahimoviç pas kartonit të kuq në Parma-Milan të shtunën të mbrëmje: sulmuesi i Milanit u shkualifikua për një ndeshje dhe mori një gjobë prej 5000 euro

Kjo e argumentuar pasi Ibra në minutën e 15-të të pjesës së dytë të ndeshjes, ka mbajtur qëndrim provokues dhe kritika ndaj arbitrit të ndeshjes.

Lojtari suedez do të mungojë në sfidën ndaj Genoa-s, në “San Siro”, ditën e dielë në orën 12:30.

Milani nuk e apelon dot një ndeshje pasi nuk ka kohë fizike për të shqyrtuar dosjet, por kuptohet qartë se nuk pati asnjë ofendim ndaj arbitrit Maresca, ndryshe do të ishin minimalisht dy ndeshje pezullim si të Morata dhe Rebiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat