Shpjegon pse u largua para kohe

Futboll

Shpjegon pse u largua para kohe

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:07
Shpjegon pse u largua para kohe

Daniel Alves te Juventusi kishte një aventurë të shkurtër, por intensive. Ai arriti te bardhezinjtë verën e vitit 2016, pas viteve triumfale të kaluara në Barcelonë. Pavarësisht një dëmtimi të “fibulas”, që e detyroi të ndalej për disa javë, braziliani dha një kontribut të madh për kauzën e “Zonjës së Vjetër”.

Me paraqitjet e tij e ndihmoi ekipin e drejtuar nga Massimiliano Allegri për të fituar një “Scudetto”, një Kupë të Italisë dhe shijoi finale e Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, 12 muaj pas mbërritjes në Torino, ai vendosi ta zgjidhte kontratën që e lidhi më herët, duke preferuar të kalojë te PSG.

Kampioni brazilian, në orët e fundit iu kthye lamtumirës së tij nga Juventusi dhe e bëri këtë duke shpjeguar përmes Instagram-it arsyet që e çuan në mbylljen e aventurës në Torino. Me një “Story” të botuar në profilin e tij, Alves iu përgjigj pyetjes së një tifozi pse ishte larguar nga Juventusi: “Ata më thanë se do të ndryshonin mënyrën e lojës, por kjo nuk ishte e vërteta”.

Në bazë të zgjedhjes së Dani Alves, pra, kishte arsye taktike. Anësori brazilian, i cili luan për San Paolo sot, nuk ishte kursyer në të kaluarën duke folur për Juventusin, aq sa pranoi se ndihej i tradhtuar, ngaqë “nuk mora atë që më ishte premtuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat