Starova tregon kushtet e Teutës

Futboll

Starova tregon kushtet e Teutës

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:27
Starova tregon kushtet e Teutës

Teuta është aktualisht në vendin e parë në kampionat, pas fitores 0-2 ndaj Apollonisë. Tashmë durrsakët ndodhen dy pikë përpara, vendit të dytë që mbahet nga Partizani dhe Vllaznia.

Pavarësisht se akuzohen për lojë jo të bukur, lojtarët e Teutës prodhojnë rezultat, i cili është më i rëndësishëm në këtë fazë të Superligës.

Drejtori sportiv i Teutës, Sulejman Starova ishte i ftuar në emisionin Skaner në MCN TV, ku deklaroi se futbollistët e kësaj skuadre i kanë të gjitha kushtet dhe të mirat materiale për të dalë kampion.

“Teuta i ka krijtuar të gjitha kushtet. Lojtarët janë në hotel me 5 yjet, me pagesat jemi shumë korrekt, nuk ka pasur probleme. Kemi nga 3-4 fizioterapista, kemi doktorët më të mirë dhe trajnimin e duhur. Janë të gjitha kushtet për Teutën se duhet të themi edhe këto”- tha Sulejman Starova për MCN TV..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat