Martohen gjyqtarja dhe gjyqtari i njohur

Futboll

Martohen gjyqtarja dhe gjyqtari i njohur

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:00
Martohen dy gjyqtaret e njohura

Dyshja e gjyqtarëve, Bibiana Steinhaus dhe Howard Webb janë martuar në fund të muajit mars në Hanover të Gjermanisë.

“Po është e vërtetë. Ne u martuam gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar dhe jemi shumë të lumtur.

Fatkeqësisht për shkak të pandemisë Covid-19, Howard dhe unë ishim në gjendje të bënim një hap të rëndësishëm vetëm si çift, as dëshmitarët nuk u lejuan. Sigurisht që s’kishte as muaj të mjaltit”, ka thënë Steinhaus për Bild.de

Megjithatë, pavarësisht martesës, dyshja vazhdojnë të kenë një lidhje në distancë. Webb jeton në New York, kurse Steinhaus në Hanover.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat