Milan do aktivizojë opsionin e blerjes së Tonalit

Futboll

Milan do aktivizojë opsionin e blerjes së Tonalit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:03
Sandro Tonali

Milan ka vendosur të aktivizojë opsionin për blerje të mesfushorit Sandro Tonali nga Brescia.

Sipas Gazzetta dello Sport, italiani do këtë të ardhme te “Rossonerët” edhe pse ka pasur ngritje dhe zbritje në sezonin e parë në “San Siro”.

Milan e huazoi italianin nga Brescia edicionin e kaluar me mundësi blerje, që varet nga paraqitjet e tij.

Shtatë herë kampioni i Evropës pagoi 10 milionë euro për huazim, ndërsa nëse duan ta mbajnë atëherë do paguajnë 15 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.

Tonali ka zhvilluar 22 ndeshje këtë edicion dhe ishte i pranishëm në 11 ndeshje në Ligën e Evropës, përfshirë edhe në fazën pre-eliminare.

Italiani ende nuk ka shënuar gol, por thuhet se ka bërë mjaftueshëm që të kompletojë kalimin te Milani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat