Ja kush iu premtoi banesa lojtarëve të Prishtinës dhe si duhet të veprojë sot Eroll Salihu?

Futboll

Ja kush iu premtoi banesa lojtarëve të Prishtinës dhe si duhet të veprojë sot Eroll Salihu?

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:25
Ja kush iu premtoi banesa lojtarëve të Prishtinës dhe si duhet të veprojë sot Eroll Salihu?

Një histori që po heshtet apo që po lihet në harresë, pa krijuar dokumentare dhe monografi për të kaluarën me përplot vuajtje të djelmoshave dhe vajzave tona në çdo sport në periudhën 1991-1999 dhe vazhdimisht ishin të përndjekur e të rrahur nga pushtuesi serb!

Historia e viteve të viteve të 90-ta, është historia më e dhimbshme për popullin shqiptar të Kosovës, u dëbuan nga shkollat, nga puna, nga Universiteti, nga stadiumet dhe palestrat sportive etj. 

Futbolli si çdo sport tjetër, lozni në livadhe dhe fusha të improvizuara sepse stadiumet u uzurpuan nga pushtuesi serb. 
Ish futbollisti i mirënjohur Eroll Salihu, sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, është i pari që refuzoi masat e dhunshme në KF Prishtina, këtë e dokumenton edhe vet libri i botuar para disa viteve nga FFK-së. 

Salihu sot do të duhet që të krijojë një ekip ekspertësh, trajnerë e ish futbollistë, që të nxjerrin dokumentare dhe sa më shumë monografi, me të dhëna të sakta, që të mbesin dëshmi e historisë, sepse pas një kohe nëse nuk veprojnë sa më shpejtë që është e mundur, do të zhduket kjo histori e dhimbshme, pak ose fare nuk do të kemi materiale, sepse gradualisht po ikë ky brezi i viteve të 90-ta. 

Po ju rikujtojmë një shkrim të librit të FFK-së, “Futbolli 1991-2011, 20 vjet mëvetësim”, se çfarë ju kishin premtuar futbollistëve të Prishtinës n gusht të vitit 1991 dhe si trima të vërtetë edhe i refuzuan, duke mos lejuar në asnjë formë të jenë në shërbim të pushuesit serb.

“Në mesin e tyre edhe shefi i sigurimit Mishko Llakoviq dhe gazetari famëkeq Mishko Iliq, i cili tanimë kishte marrë post edhe në Lidhjen e Futbollit të Kosovës (sekretar), duke nënkuptuar se në këtë mbledhje ai kishte mision të qartë. Ndër të tjera kryetari i KK Mitroviq shpreh gatishmërinë për ta ndihmuar klubin, duke ua premtuar dhënien e pagave dhe të çdo borxhi ndaj futbollistëve, duke iu premtuar dhënie banesash për disa futbollistë si dhe duke u premtuar edhe kontrata të reja.

Po ashtu kryetari i Kuvendit Komunal i informoi të pranishmit për ndërrimet në kryesinë e KF Prishtina, duke kooptuar, kryetarin e ri Bogolub Kostiq dhe dy anëtarë të tjerë, Shemsi Mexhuani dhe Shakir Maksut, të cilët hiqeshin si të kombësisë turke. Në këtë mbledhje kryetrajneri i Prishtinës, Ajet Shosholli, duke e parë një realitet tjetër, me primesa okupuese, jep dorëheqje të parevokueshme.

Ndaj këtij akti reagon një far Përlinqeviq, i cili urdhëron konfiskimin e të gjitha vulave dhe dokumentacioneve të klubit, kurse Ajet Shoshollin dhe të gjithë futbollistët shqiptarë të klubit i quan irredentistë! Këtij klasifikimi i bashkohet edhe Mishko Iliqi dhe disa delegatë të tjerë komunal.

Këtu u bënë të qarta synimet pushtuese... ndërkohë në zyrat e klubit (para 18 gushtit 1991) ftohen të gjithë futbollistët për tu deklaruar se dëshrojnë apo jo të vazhdojnë së luajturi për Prishtinën. Ndër të parët që ngre zërin dhe tha JO, ishte Eroll Salihu, pas të cilit u rrështuan që të gjithë, pos Mentor Bardhit (nga Gjakova), i cili mbetët i vetmi shqiptar në KF Prishtina.

Ky hap i Prishtinës pati jehonën e vet, ndërkohë që klubet e tjera sikur merrnin frymë më lirshëm dhe e kishin shumë të qartë së tani ishte koha e mëvetësimit, ndonëse këtë, nuk kishte klub që nuk e kishte paralajmëruar!

Pas kësaj atmosfere u krijua një karvani mëvetësues, i cili prej ditës në ditë shndërrohej në një lokomotivë gjigante të kohës së futbollit tonë”, shkruan në librin e FFK-së. “Futbolli 1991-2011, 20 vjet mëvetësim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat