Trajneri i Legias tregon arsyen se përse nuk po futet shqiptari

Futboll

Trajneri i Legias tregon arsyen se përse nuk po futet shqiptari

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:43
Trajneri i Legias tregon arsyen se përse nuk po futet shqiptari

Në Poloni ka pasur shumë kritika nga ana e mediave për faktin se Ernest Muçi nuk po aktivizohet me Legian e Varshavës. I transferuar me aq shumë bujë nga Tirana, trajneri Michnieëicz e rriti edhe më tepër presionin mbi talentin shqiptar duke thënë: “Nuk do e quajmë Muçi, por Mesi”.

Por Ernesti ka marrë vetëm 68 minuta në fushë që nga koha kur u transferua te Legia, ndërsa në dy ndeshjet e fundit kundër Lech Poznan dhe Pogon ka qëndruar në stol. E përse vjen ky vendim i trajnerit Michnieëicz?

Për herë të parë tekniku i Legias ka sqaruar gjithë situatën duke u shprehur se Muçi duhet të jetë i durueshëm. “Pse nuk ka asnjë mundësi që të luajë? Se nuk është aq e thjeshtë. Unë e kuptoj shumë mirë se kur vjen një lojtari i ri e presin të gjithë që të marrë minutat. Do vij koha shpejt. Shembujt e Jakub Moder dhe Karboënik tregojnë se edhe lojtarët që po vijnë për miliona, presin shansin e tyre kur ekipi, si i joni, funksionon shumë mirë.

Duhet të keni parasysh që po konkurron me lojtarët kryesorë të kampionatit, Luquinhas dhe Kapustka. Të dy këta futbollistë kanë formë fantastike dhe janë forca e Legia-s. Muci duhet të pres shansin dhe të punojë shumë. Kohët e fundit kaloi dy javë në Shqipëri për Kombëtaren dhe nuk e kishim në klub.

Koha e tij do të vij se është lojtari i ri. Për të është gjithçka e re. Po e vëzhgoj në çdo ditë gjatë stërvitje dhe e shoh sesi është gjithmonë e më i lirshëm mes shokëve, flet më lirshëm, bën shaka, njeh secilin lojtar më emër dhe i di edhe epitetet që i kanë vendosur.

Patjetër që do të na ndihmojë, do të marrë minutat. Jam i bindur se do të rritet me ne, por duhet të jetë shumë i durueshëm”, tha Michniewicz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat