UEFA ndihmon trajnerët për në Europian

Futboll

UEFA ndihmon trajnerët për në Europian

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:10
Mancini

UEFA është duke bërë rregullimet e fundit para europianit të verës, i cili ndryshe nga të tjerët, për herë të parë do të luhet në 12 qytete të ndryshme të Europës.

Në mbledhjen e radhës të komitetit ekzekutiv, do të flitet për katër qytete të cilat ende nuk kanë dhënë garanci përsa i përket pranisë së tifozëve në impiante. Bëhet fjalë për Romën, Dublinin, Monakon dhe Bilbao.

Ndërkohë, në mbledhje duket se do të miratohet diçka që është kërkuar nga shumë trajnerë sidomos nga ai i Italisë, Roberto Mançini, për të shtuar numrin e lojtarëve të grumbulluar.

Kështu, teknikët, nga 23 lojtarë do të mund të grumbullojnë 25 futbollistë dhe në këtë formë do të kenë më shumë mundësi për të alternuar formacionin mes dëmtimeve dhe pezullimeve gjatë zhvillimit të kompeticionit.

Ky rregull sigurisht lidhet me COVID 19, duke qenë se në këto dy sezonet e fundit lojtarët kanë përjetuar një përgatitje të ndryshme nga ajo normalja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat