Luftë e ashpër për Agueron

Futboll

Luftë e ashpër për Agueron

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:16
Luftë e ashpër për Agueron

Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero.

Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur: do të përpiqet ta rekrutojë futbollistin argjentinas, edhe pse nuk ka ndërmend të paguajë shifra të çmendura. Do t’i bëhet një ofertë, megjithëse futbollisti do të duhet të plotësojë kërkesat e Blaugrana-ve nëse dëshiron ta përfundojë europiane në “Camp Nou”.

Operacioni është duke u zhvilluar. Do të jetë futbollisti, ai që duhet të vendosë në javët e ardhshme, megjithëse Barça është pozicionuar shumë mirë.

Manchester City e njoftoi largimin e Agüero në fund të sezonit vetëm disa ditë më parë. Kun është një institucion i vërtetë dhe për largimin nga “Etihad” kanë rënë dakord të dyja palët, në funksion të interesit të sulmuesit për të kërkuar sfida të reja në futbollin europian. Nga aty, përfaqësuesit e sulmuesit kanë filluar të dëgjojë propozime në Europë, edhe pse iluzioni i tij është të veshë fanellën Blaugrana me Leo Messi, qoftë edhe për vetëm një sezon.

Do të ketë lehtësira, por Barça gjithashtu ka kërkuar pak kohë për të analizuar të gjithë skenarët e tregut që do të hapen gjatë muajit maj. Në çdo rast, ardhja e mundshme e Kun nuk do të përjashtonte nënshkrimin e një sulmuesi tjetër, dhe nëse është e mundur, të nivelit më të lartë. Agüero tashmë ka në tryezë një propozim nga Juventusi për dy sezonet e ardhshme. Skuadra bardhezi i ka ofruar gati 10 milionë euro në sezon, me argjentinasin që ndihmohet edhe nga taksimi më i mirë që ekziston në Itali. Një pagë disi më e ulët se ajo që merrte te Manchester City në sezonet e fundit.

Te Barça nuk planifikojnë të arrijnë në këto shifra, sepse klubi do të detyrohet të ulë edhe më shumë kufirin e pagave nga sezoni i ardhshëm.

Ideja është që të bindet futbollisti me një kontratë të tillë: pagë fikse inkurajuese dhe bonuse të bazuara në performancën e tij.

Agüero ka pasur shumë probleme fizike këtë sezon, por tashmë duket se po i kapërcen ato dhe ndihet i gatshëm të fillojë një cikël të ri në një projekt sportiv të nivelit më të lartë.

Ëndrra e tij është të kthehet në Spanjë, në një kampionat që e pa të triumfonte me Atlético Madrid disa vite më parë.

Për më tepër, miqësia e Agüero me Leo Messi luan plotësisht në favor të Barçës.

Nënshkrimi i tij do të ishte më i lehtë dhe do të nënkuptojë gjithashtu një “shkelje syri” të vërtetë, në përpjekje për të mbyllur rinovimin e shumëpritur të kapitenit Blaugrana. Është e qartë se Leo do të ndihej shumë më rehat me një nga lojtarët, që ka mirëkuptim ideal në kombëtaren argjentinase. Për Barçën, Kun Agüero është një mundësi e mirë tregu. Ai vjen si lojtar i lirë, por me “kartvizitën” e një bomberi që gjithmonë ka performuar në nivelin më të lartë, si në kampionat, ashtu edhe në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat