UEFA me plan të ri masash

Futboll

UEFA me plan të ri masash

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:59
UEFA me plan të ri masash

Në prag të Kampionatit Europian i cili do të zhvillohet këtë verë, UEFA ka menduar të ndërmarrë disa rregulla të reja, të cilat janë kërkuar nga një pjesë e shteteve që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, rregulli i parë ka të bëjë më numrin e lojtarëve të grumbulluar që pritet të bëhet nga 23 që është momentalisht, në 25.

Ndërsa rregulli tjetër ka të bëjë me vaksinimin e lojtarëve, gjë që UEFA e ka kundërshtuar vetëm në rast se ka ndonjë arsye specifike nga qeveritë kombëtare.

Pikë tjetër është edhe aprovimi i 4 qyteteve të tjera, Romës, Dublinit, Monakos dhe Bilbaos nëse janë të gatshme apo jo të presin ndeshje eliminatore të Europianit. Vendimet pritet të merren javën tjetër në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat