Gjestet e Cristiano Ronaldos te Juventusi

Futboll

Gjestet e Cristiano Ronaldos te Juventusi

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:00
Gjestet e Cristiano Ronaldos te Juventusi

Ekziston një kufi për gjithçka! Kristiano Ronaldo do të vinte te Juventusi si një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe që duhej të ndihmonte ekipin për t’i dhënë trofeun e vetëm të munguar, Champions Leauge.

Por nëse më parë bardhezinjtë shkonin deri në finalen e këtij kompeticioni, me të në fushën e lojës nuk po arrijnë që të shohin kaq larg. Por nëse më parë bardhezinjtë as që e diskutonin Serinë A, me Cristiano Ronaldon po shohin sesi Interi është gati për t’u shpallur si kampion.

E në këtë ambient, portugezi mendon që të trazojë më keq ujërat duke shprehur gjithë irritimin e tij në momentin që nuk arrin të shënojë gol vetë.

Për shkakun e gjesteve të zemërimit dhe nervozizmit të treguar pas ndeshjes me Xhenoan, në mediat italiane raportojnë se disa prej lojtarëve të Juventusit po e shpërfillnin tërësisht Kristiano Ronaldon duke treguar se durimi i tyre po testohet në limitetet e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat