Te Kukësi nisin finalet e sezonit

Futboll

Te Kukësi nisin finalet e sezonit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:51
Te Kukësi nisin finalet e sezonit

Në një betejë për titull, ku në merkaton e verës kanë bërë afrime mjaft cilësore, e madje edhe lojtarë që konsideroheshin si luks për Superioren, Kukësi nisi garën me synime ashtu si çdod sezon.

Mirëpo, nisur edhe nga ecuria që kanë pasur deri më tani, e sidomos eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, sezoni i Kukësit është në kufijtë e dështimit.

Por, në mbledhjet që ka pasur me stafin dhe lojtarët, presidenti Gjici apo dhe krerët më të lartë të klubit verlindor, që në dekadën e fundit ka qenë ndër ekipet e mirëinvestuara, në infrastrukturë dhe në skuadër është kërkuar Europa.

Kukësi është një ekip që licencimin nuk e ka pasur kurrë problem, ndryshe nga shumë ekipe edhe me shumë emër në vendin tonë, apo dhe me traditë më të madhe se Kukësi.

Ndaj edhe Safet Gjici ka kërkuar nga stafi dhe skuadra që çdo ndeshje ta marin si finale dhe të besojnë tek Europa. Gjithçka është e mundur…janë edhe 27 pikë në lojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat