Dritë në fund të tunelit

Futboll

Dritë në fund të tunelit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:54
Dritë në fund të tunelit

Zaniolo rinis stërvitjen, rikthehet në derbin ndaj Lazios!

Dritë në fund të tunelit për Nicolo Zaniolon i cili mund të kthehet në aksion pas një ndalese të gjatë, pikërisht në derbin e 16 majit mes Romës dhe Lazios.

Që nga dita e hënë talenti i përfaqësueses italiane është kthyer në stërvitje me skuadrën Primavera të Romës, por sipas gazetës Tuttosport ai do të ketë nevojë edhe për tre deri në katër javë stërvitje për të qenë gati për të zbritur në fushë pas atij dëmtimi të rëndë të pësuar në muajin gusht që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni në gju që e ka mbajtur jashtë fushave të futbollit përgjatë gjithë këtij sezoni.

Fonseca ndërkohë po e pret me padurim rikthimin e Zaniolos pasi prania e tij në fushë rrit forcën sulmuese të Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat