​Enver Hoxhaj pret përmbysje të rezultatit nga Bayerni ndaj PSG-së

Futboll

​Enver Hoxhaj pret përmbysje të rezultatit nga Bayerni ndaj PSG-së

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:40
Enver Hoxhaj

Bayerni i Munichut sonte është përball një misioni shumë të vështirë për të kaluar në gjysmëfinale të garës më prestigjoze evropiane, Ligës së Kampionëve.

Humbja me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë në ”Allianz Arena” nënkupton që gjiganti bravares duhet të bëjë përmbysje të rezultatit për të vazhduar tutje në këtë garë.

Mëgjithatë, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj pret që Bayerni në saje të mentalitetit si skuadër gjermane të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve duke treguar kështu hapur se është tifoz i kësaj skuadre.

“Derbi i madh evropian sonte dhe një sfidë e vështirë për Bayern Munich ndaj PSG-së. Duke njohur mentalitetin gjerman në futboll, pres vetëm fitore për të ecur tutje në Champions League”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat