Challandes godet Paqaradan: Nëse nuk i pranon rregullat e kombëtares, mirë mirë refuzoje ftesën

Futboll

Challandes godet Paqaradan: Nëse nuk i pranon rregullat e kombëtares, mirë mirë refuzoje ftesën

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:44
Bernard Challandes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes ka folur për largimin e mbrojtësit Leart Paqarada nga kombëtarja.

Tekniku nga Zvicra ka thënë se është normale që kur një ekip nuk fiton, lojtarët të cilët nuk luajnë fillojnë t’i shprehin pakënaqësitë e tyre por që secili prej tyre duhet t’i respektojë rregullat e kombëtares sose në të kundërtën më mirë të thotë: “Unë nuk mund të vij”.

“Ne e kemi rastin e Paqaradas. Në rregull unë pranoj vendimin e tij, por ne kemi disa rregulla në kombëtare. Njëra nga rregullat është që kur lojtari pranon ftesën e Kosovës, ai duhet të pranojë dhe të dijë që mund të luaj dy minuta, 30 minuta, një lojë etj, por duhet të pajtohet me këtë. Në të kundërtën lojtari është më mirë të thotë që nuk mund të vijë dhe të mos e pranoëj fare ftesën.”, ka thënë Challandes në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Kujtojmë se Paqarada pas ndeshjes me Spanjën deklaroi se largohet nga Kombëtarja e Kosovës dhe nuk do të kthehet derisa anë krye të skuadrës të jetë trajner Bernard Challandes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat