I dha Championsin e fundit

Futboll

I dha Championsin e fundit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:38
I dha Championsin e fundit

Marcelo Lippi ka festuar dje ditëlindjen e tij të 73-të, me rastin e së cilës ka zbuluar edhe një fakt shumë interesant. Trajneri i fundit që solli Champions-in në Torino, por që në të njëjtën kohë i dhuroi Italisë edhe Kupën e Botës 2006, në një prononcim për “TuttoSport” zbuloi:

“Kur ‘Avokati’ (Xhani Anjeli) më thirri që ta stërvitja, Juvja kishte 10 vite pa fituar titullin. Madje, në bisedat tona ai më thoshte se kishte më shumë shanse që të fitonte Ferrari Botërorin e Formulës 1 (atë periudhë Ferrari çalonte, nuk ishte aspak kompetitive), sesa Juvja kampionatin. Xhani ishte shumë i fortë, fantastik, madje…

Në atë periudhë ai nuk vinte që të shihte Juven në stadium, por shkonte për të parë Interin ose Milanin, – shpjegon Marçelo Lipi, i cili më pas zbulon edhe prapaskenën me të atin. – Ai u nda nga jeta në vitin 1991, por e urrente Juventusin.

Dhe në vitin 1994, kur pranova ofertën e Xhani Anjelit, vizitën e parë e bëra në varrin e babait tim dhe i fola: ‘Baba, bëj durim, por unë do ta pranoj ofertën e Juves. Më qëndro pranë, pasi do ta pranosh me kohën arsyen e zgjedhjes sime. Unë do të shkoj te Juventusi dhe madje do të të bëj krenar për këtë zgjedhjen time. Edhe pse i urren, do t’i dashurosh për atë që unë do të bëj me ata”, deklaroi Marçelo Lippi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat