Dënohet Munishi

Futboll

Dënohet Munishi

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:09
Munishi

Ismet Munishit i ka kushtuar shtrenjtë një deklaratë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar trajnerin e Gjilanit, Ismet Munishin.

Trajneri i Gjilanit Ismet Munishi është dënuar me 500 euro gjobë për shkak të “thyerjes së etikës sportive”, siç thuhet në arsyetimin e këtij dënimi.

“Kryetrajneri i SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74. Në emisionin sportiv të ATV me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani të javës së 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte referet si (lojtarin e 12) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer etiken sportive.”, thuhet në këtë vendim.

Bazuar ne nenin 40 paragrafi 1 pika c i rregullores disiplinore. Dënohet në të holla me shumë prej 500 Euro. Afati i pagesës është 8-ditë nga data e vendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat