Rilindja e Jesse Lingard: Nga të qenit epiqendra e shakave më të mëdha te lojtari më në formë në Ligën Premier – ai sot pëlqehet nga top klubet evropiane

Futboll

Rilindja e Jesse Lingard: Nga të qenit epiqendra e shakave më të mëdha te lojtari më në formë në Ligën Premier – ai sot pëlqehet nga top klubet evropiane

Më: 14 prill 2021 Në ora: 08:13
Jesse Lingard

Jesse Lingard e nisi në akademinë e të rinjve të Manchester United më vetëm shtatë vjeç, por ai duhej të huazohej në klube s Leicester, Birmingham, Brighton dhe Derby para se të bënte emër te “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Louis van Gaal.

Në sezonin e tij të parë për Manchester United , ai shënoi shtatë gola dhe asistoi katër herë.

Në sezonin 2015/16 ai shënoi 13 gola dhe asistoi shtatë, duke bërë që të merrte edhe ftesë nga Anglia.

Por nëse kishte një gjë që Lingard e kishte që nga fillimi i karrierës së tij, ajo ishte urrejtja; lojtari fatkeqësisht u shënjestrua në rrjetet sociale dhe u bë figurë e shumë ‘meme’-ve ndaj tij.

Një tifoz i Liverpoolit madje vuri bast se Lingard do të mbyllte të gjithë sezonin 2019/20 pa shënuar ose asistuar; por tifozi humbi, pasi Lingard shënoi në ndeshjen e fundit dhe atë në minutën e 98-të të ndeshjes.

Shkakatë me të u rritën, ku Lingard luajti vetëm 179 minuta për Manchester United në gjysmën e parë të edicionit aktuale përpara se të shkonte në huazim në afatin kalimtar të janarit.

28-vjeçari bëri lëvizjen drejt Ëest Ham për të parë nëse ai mund të merrte ndonjë minutë dhe të kthehej te skuadra e Anglisë.

“Unë jam i ngazëllyer, unë vetëm dua të shijoj futbollin tim, të luaj përsëri dhe të kthehem në fushë”, kishte thënë Lingard pas kalimit të tij në Ëest Ham.

Ai e filloi aventurën me ‘Çekiçët’ në një formë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola në një fitore 3-1 kundër Aston Villas, dhe që atëherë ai jo vetëm që është bërë blerja më e mirë në Ligën Premier në afatin e janarit, por është kandidat edhe për të fituar trofeun “Lojtari i Vitit”.

Askush nuk ka shënuar më shumë gola sesa Lingard që nga debutimi i tij për West Ham, gjithsej tetë. Ai gjithashtu ka realizuar tre asistime për klubin londinez që nga ardhja e tij, ku sa i përket kësaj statistike vetëm Luke Shaw, Lucas Moura, Michail Antonio dhe Bruno Fernandes janë më mirë se ai.

Në këtë periudhë, Lingard është gjithashtu lojtari i Ligës Premier me më shumë gjuajtje në portë (17), së bashku me Harry Kane, dhe ai me raportin më të mirë të gjuajtjeve të kthyera në gol (30,77 për qind), së bashku me Kelechi Iheanacho (33,33 për qind).

Këta numra justifikojnë pozicionin e katërt të West Ham, që potencialisht mund të bëjnë që ata të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.

Tani memet janë në favor të Lingard, ndërsa edhe ftesa nga Anglia erdhi muajin që shkoi ku luajti në tri ndeshje.

“Ai mund të luante në çdo ekip të madh sepse është shumë inteligjent. Njerëzit mund ta gjykojnë atë për marifete në rrjetet sociale, por nëse dikush di për futbollin dhe analizon, ata do t’ju thonë se ai ka talent”, ka thënë Rio Ferdinand.

Sipas ESPN , Real Madrid, PSG dhe Inter po monitorojnë situatën e Lingard dhe mundësin e  transferimit të tij në verë.

Do të ishte një kthesë e pabesueshëm në karrierën e Lingard, duke shikuar se top klubet evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat